Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters

Σάββατο 9 Μαρτίου 2013

PROCESI MESIMOR




ORET E PRAKTIKES NE LABORATORET MJEKESORE
Për çdo student të degës "Teknik i lartë laboratorësh mjekësorë" është e rëndësishme zbatimi i njohurive teorike ne praktikat në laborator.Duke shfrytëzuar 2 laboratorët e paisur me aparatet dhe mjetet e nevojshme , studentët mësojnë të kryejnë analiza dhe procese te tjera pune të cilat kryhen realisht nepër laboratorët mjekësorë si :analiza gjaku , analiza urine , analiza mikrobiologjike , bakterologjike etj Gjithashtu studentet aftesohen edhe ne zbatimin e rregullave teknike në laborator , sterilizimin e aparateve dhe paisjeve etj.


STUDENTE TE DEGES "INFORMATIKE E ZBATUAR" GJATE OREVE TE PRAKTIKES
Nje nga elementet e rendesishme të programit mësimor të degës së Informatikës është edhe aplikimi në praktikë i njohurive të marra gjatë leksioneve dhe seminareve në lëndë të ndryshme.Sipas programit mësimor gjatë vitit të dytë studentët praktikohen veç të tjerave edhe ne fushën e hardware ku aftësohen në instalimet , konfigurimet e komponentëve , njohjen me situata të ndryshme problemesh dhe zgjidhjen e tyre etj , kjo e mbështetur edhe në njohuritë paraprake teorike të marra gjatë leksioneve.Për këtë janë vënë në dispozicion të studentëve një numër kompjuterash , device-sh dhe paisjesh te tjera ndihmëse të domosdoshme për këto orë praktike.


MOMENTE NGA ORE LEKSIONESH DHE SEMINARESH
Për një përvetësim sa më të mirë të njohurive është e rëndësishme për studentët frekuentimi sa më i plotë i orëve të leksioneve dhe seminareve.Veç kësaj stafi akademik është i përkushtuar për një mësimdhënie cilësore dhe në përputhje me praktikat e reja bashkëkohore.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου