Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters

Κυριακή 4 Νοεμβρίου 2012

Porfir aktori (E diel 4 nëntor)

U martirizua në vitin 270. Rridhte nga Efesi, por ishte në shërbimin e kontit të Aleksandrisë, duke ushtruar profesionin e neveritshëm të “gaztorit”, atij që i bën njërëzit për të qeshur.Një herë shoqëronte të zotin në Qesari, ndoshta të Palestinës dhe jo të Kapadhokisë. Aty, midis të tjerave, luanin duke u tallur me Pagëzimin e të krishterëve. Një koleg i tij, d.m.th gaztor, duke luajtur rolin e episkopit, “pagëzoi” Porfirin, i cili duke dalë nga uji dhe i veshur me rrobën e bardhë të porsandriçuar mohoi pseudoperënditë dhe u bashkua me të Kryqëzuarin! Dhe këtë e bëri sepse pa engjëj që e mësuan që të falej i kthyer nga lindja dhe të bënte shenjën e Kryqit.Shfaqja e engjëjve u hapi sytë e mendjes edhe shumë të pranishmëve të tjerë, të cilët përqafuan dritën e njohjes së Perëndisë dhe u pagëzuan nëpërmjet një reje - fenomen i rrallë në Agjiologji, që ka bazë nga Shkrimi i Shenjtë (I Kor.10.2).Shenjti, me gjithë urdhrin e kontit, nuk u rikthye në idhujtari, dhe u dënua me prerje të kokës e u skuq i tëri me gjakun e vet si me purpur (greqisht = porfir).

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου