Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters

Τετάρτη 9 Ιανουαρίου 2013

Theofania në Vlorë


    E kremtja e Theofanisë, ose Uji i Bekuar, një nga festat më të mëdha të Kishës Orthodhokse. Sot përkujtuam Pagëzimin e Zotit tonë Jisu Krisht në Lumin Jordan. Ai nuk kishte nevojë të pagëzohej për veten e Tijë, Ai ishte i pa mëkat,por u pagëzua për shpëtimin tonë. Ai u bë si ne që ne të bëhemi si Ai. Ai mori mbi vete të gjitha mëkatet tona që ne të shpëtojmë.
    Edhe në Zëvendësinë e Vlorës kjo e kremte u festua në të gjitha Kishat. Pas Liturgjisë Hyjnore u bë edhe Bekimi i Ujit në ambientet e Kishave. Në Kishën e Shën Theodhorëve pas Liturgjisë Hyjnore të gjithë besimtarët u drejtuan për te vendi i quajtur Moli i Vlorës. Pas ceremonisë së rastit u bë hedhja e Kryqit në det nga Atë Kostandin Prifti. Kryqi sivjet u gjet nga besimtari Klodi Shani.
    Në Kishën Shën Athanasi të Selenicës në mëngjes u celebrua Liturgjia Hyjnore gjatë së cilës u lexua edhe përshëndetja e Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignatit  drejtuar besimtarëve me rastin e kësaj dite të shenjtë.
    Pas ceremonive të kryera në Kishë, besimtarët u drejtuan për në Lumin e Vjosës. Edhe sivjet të rinjtë e Selenicës sfiduan ujërat e ftohta dhe të rrëmbyeshme të këtij  lumi. Për të kapur Kryqin u hodhën të rinjtë Romeo Bombaj, Damiano Mitraj, Mateo Bombaj dhe Dhimitër Beko. Kësaj here kryqin e nxorri nga ujërat e ftohta  i riu Mateo Bombaj. Më pas besimtarët përcollën deri në qendër të qytetit të riun Mateo Bombaj të cilit i uruan të ketë mbarësi në familjen e tij.

Atë Spiro Bulika

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου