Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters

Τρίτη, 24 Ιανουαρίου 2012

Krishtlindjet në Mitropolinë e Gjirokastrës



Atmosfera festive në qytetin e Gjirokastrës nisi të ndihej që prej datës 22 dhjetor ku i gjithë qyteti i gurtë ishte mbuluar nga dëbora. Ngrohtësinë e festave e sollën edhe fëmijët e vegjël të shkollës dhe kopshtit "Frymë Dashurie", të cilët me rastin e festave kishin organizuar një program me këngë dhe vjersha. Edhe pse moti ishte i keq dhe rrugët ishin të bllokuara nga dëbora, besimtarë të shumtë e prisnin me padurim lindjen e Shpëtimtarit. Të shumtë ishin besimtarët në kishat e "Kryeengjëjve" dhe të "Metamorfozës".
Në kishën e Metamorfozës, Liturgjinë Hyjnore e kryesoi Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, i cili pas shërbesës u uroi gjithë besimtarëve: “Krishtlindje të bekuara” dhe “Krishti i sapolindur të lindë edhe në zemrat tona”.
Në 27 dhjetor, ashtu siç është bërë traditë tashmë në Mitropolinë e Gjirokastrës, u krye takimi i përvitshëm studentor. Ky takim nisi me Liturgjinë Hyjnore dhe pas Liturgjisë u mbajt edhe një fjalim me temë "Dashuria Hyjnore sipas Jerond Porfirit", nga z. Pavlos Kiriakidhis, profesor i Sociologjisë, në Fakultetin e Janinës. Pas këtij fjalimi, të gjithë së bashku drekuan në ambientet e shkollës Kryqi i Nderuar, nën një atmosferë shumë festive.


http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/Shtypi%20&%20Publikimet/ShtypiFrame.htm

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου