Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters
Παρασκευή 14 Σεπτεμβρίου 2012
Filloi me lutje e shpresëtari Viti i ri Kishtar
Shën Nikita
Shën Nikita ishte nga fisi i Gotëve që ishin vendosur përtej lumit Istra në vitet e Kostandinit të Madh. Si një diell i ndritshëm Nikita ndriti në mes të atyre reve të barbarizmit sepse nuk u bë si të tjerët. Kjo për arsye se që në moshë të vogël u njoh me besimin kristian nga episkopi Theofil i cili shpesh i kujtonte Nikitës fjalët e Apostull Pavlit: “Po ti qëndro në ato që mësove e u vërtetove, duke ditur prej cilit i ke mësuar; edhe se që nga foshnjëria i di shkronjat e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtim me anë të besimit që është në Jisu Krishtin”. Mësoi shumë mirë gjuhën greke dhe përktheu në gjuhën e Gotëve nga greqishtja Shkrimin e Shenjtë. Kështu bashkëkohësit e tij, dikur barbarë, filluan të përparonin në besimin Kristian. Duke mos duruar këtë aktivitet të shenjtit tirani Athanas e arrestoi shenjtin dhe e kërcënoi me jete nëse nuk do të mohonte Krishtin. E sollën përpara kryetarit Athanarkio i cili e kërcënoi se n.q.s nuk do të mohonte Krishtin atëherë do të vdiste. Por mjaft i qetë shenjti iu përgjigj: “Jam i krishterë dhe pranoj më mirë të vdes se sa të mohoj emrin e ëmbël të shpëtimtarit Krisht të cilin para të gjithëve e pohoj si Perëndi të vërtetë. Jam i gatshëm të derdh gjakun tim për hir të dashurisë që kam për të”. Duke mos duruar dot pohimin e shenjtit, tiranët filluan ta godisnin me gurë. Më pas ndezën një zjarr të madh dhe e hodhën në të. Me gjithë dhimbjet e mëdha shenjti nuk reshti së himnizuari Perëndinë e vërtetë duke e ruajtur të pastër besimin e tij deri në fund. Kështu së bashku me shumë pohues të tjerë të besimit shën Nikita dorëzoi shpirtin e tij në duart e Perëndisë duke u bërë i denjë për të marrë kurorën e martirit.Δευτέρα 30 Ιουλίου 2012
Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
| Në jetën e Krishtit, që u kurorëzua në Kryq dhe me Ngjalljen e Tij, u zbulua paqja e shuamanshme që Ai i dhuron botës. Perëndia, tek i cili kemi mbështetur besimin tonë, është "Perëndia i paqes" (Filip. 4:9). Kjo paqe nis nga thellësitë e qenies njerëzore, që të bëhet forcë e dobishme, e cila qetëson tërë botën. Paqja që predikon Dhiata e Re është shumëdimensionale: personale, shoqërore dhe njëkohësisht shenjtëruese, e përgjithshme, eskatologjike. Kuptimi i krishterë i paqes së brendshme është diçka shumë më e thellë dhe më e gjerë nga qetësia e stoikëve apo nga nirvana e budistëve dhe nuk lidhet fare me apatinë për ato që ndodhin rreth nesh. Ungjilli zbuloi se e kundërta e paqes nuk është lufta, por uni, egocentrizmi vetjak, social, etnik, racial. Këtu gjendet rrënja e kërcënimit kundër paqes dhe këtu duhet të kthehen vëmendja dhe përpjekjet tona. | |
Apostulli Vep. 15:35-41 Ungjilli Mt. 18:1-11 (E hënë 30 korrik)
Apostulli Vep. 15:35-41
Edhe Pavli e Varnava rrinin në Antioki, duke mësuar e duke predikuar fjalën e Zotit, bashkë me shumë të tjerë. Edhe pas disa ditësh Pavli i tha Varnavës: Le të kthehemi tani të shohim si janë vëllezërit tanë në çdo qytet që dhamë lajmin e mirë për Zotin. Edhe Varnava donte të marrë me vete Joanin që quhej Mark. Po Pavli s’e gjente për mirë të marrë me vete atë që qe ndarë prej tyre nga Pamfilia, dhe nuk erdhi me ta në punë. Ndodhi pra një grindje, kaq sa ata u ndanë njëri prej tjetrit; dhe Varnava mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro. Po Pavli zgjodhi Silën dhe doli, si u dha prej vëllezërve në hir të Perëndisë. Edhe shkuan nëpër Siri e nëpër Kiliki, duke forcuar kishat.Ungjilli Mt. 18:1-11
Në atë orë erdhën nxënësit tek Jisui e i thanë: Vallë, cili është më i madh në mbretërinë e qiejve? Edhe Jisui thirri pranë vetes së tij një djalë të vogël, dhe e vendosi atë në mes të tyre, e tha: Me të vërtetë po ju them juve, në mos u kthefshi e të bëheni si djemtë e vegjël, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve. Ai që të përulë pra veten e tij si ky djalë i vogël, ky është më i madh në mbretërinë e qiejve. Dhe ai që të presë një të këtillë djalë të vogël në emrin tim, më ka pritur mua. Po kush të pengojë një nga këta të vegjlit që më besojnë, është më mirë për të t’i varet një gur mulliri mbi qafë dhe të hidhet në fund të detit. Mjerë bota nga skandalet! Sepse është e nevojshme të vijnë skandalet, po mjerë ai njeri, prej të cilit vjen skandali. Edhe në të skandalizoftë dora jote a këmba jote, preji, dhe hidhi prej teje; është më mirë për ty të hysh në jetë i çalë a dorac, se të kesh dy duar a dy këmbë e të hidhesh në zjarr të pasosur. Edhe në të skandalizoftë syri yt, nxirre atë dhe hidhe prej teje; më mirë është për ty të hysh në jetë me një sy vetëm, se të kesh dy sy e të hidhesh në gjehenën e zjarrit. Shikoni, mos përçmoni një nga këta të vegjlit; sepse po ju them juve, se engjëjt e tyre në qiejt shohin gjithnjë faqen e Atit tim që është në qiejt. Sepse Biri i njeriut erdhi të shpëtojë të humburin.
Σάββατο 30 Ιουνίου 2012
Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
| Në jetën e Krishtit, që u kurorëzua në Kryq dhe me Ngjalljen e Tij, u zbulua paqja e shuamanshme që Ai i dhuron botës. Perëndia, tek i cili kemi mbështetur besimin tonë, është "Perëndia i paqes" (Filip. 4:9). Kjo paqe nis nga thellësitë e qenies njerëzore, që të bëhet forcë e dobishme, e cila qetëson tërë botën. Paqja që predikon Dhiata e Re është shumëdimensionale: personale, shoqërore dhe njëkohësisht shenjtëruese, e përgjithshme, eskatologjike. Kuptimi i krishterë i paqes së brendshme është diçka shumë më e thellë dhe më e gjerë nga qetësia e stoikëve apo nga nirvana e budistëve dhe nuk lidhet fare me apatinë për ato që ndodhin rreth nesh. Ungjilli zbuloi se e kundërta e paqes nuk është lufta, por uni, egocentrizmi vetjak, social, etnik, racial. Këtu gjendet rrënja e kërcënimit kundër paqes dhe këtu duhet të kthehen vëmendja dhe përpjekjet tona. http://www.orthodoxalbania.org/new/index.php?option=com_content&view=article&id=210%3A2009-09-16-08-41-23&lang=sq |
Θυρανοίξια του καθεδρικού ναού των Τιράνων
Τα θυρανοίξια του καθεδρικού ναού της Αναστάσεως στα Τίρανα τελέστηκαν την Κυριακή και συνέπεσαν με τη συμπλήρωση 20 ετών παρουσίας του κ. Αναστασίου στον αρχιεπισκοπικό θρόνο. Ηταν κορυφαία στιγμή για τους χριστιανούς της Αλβανίας και τον ποιμένα τους και αποτέλεσμα προσπαθειών δύο δεκαετιών. Πλήθος πιστών, καθώς και σύσσωμη η αλβανική πολιτική και θρησκευτική ηγεσία παρέστησαν στα θυρανοίξια. Ο ναός της Αναστάσεως θεωρείται αρχιτεκτονικό επίτευγμα, καθώς συνδυάζει στοιχεία της Αγίας Σοφίας της Κωνσταντινούπολης και σύγχρονων αρχιτεκτονημάτων.
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)